Ekstradohen drejt Italisë dy shqiptarë të akuzuar për trafik droge

exit.al 23 Dhjetor 2020, 08:44

Dy shqiptarë janë esktraduar drejt Italisë mëngjesin e së mërkurës.

Sipas njoftimit të policisë bëhet fjalë për F. T., 49 vjeç banues në Lushnjë, për të cilin Gjykata e Pavias, Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit për veprimtari kriminale në fushën e drogës.

Ai ka pasur rolin e menaxherit të një grupi që merrej me trafik droge. Ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, merrej me sigurimin e lëndës narkotike të llojit kokainë.

U ekstradua dhe Fation Xhezairi, 35 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata Apelit e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet, 9 muaj e 6 ditë burg, për veprën penale “Trafik droge”.

Nga fillimi i qershorit deri në fund të gushtit 2011, në një zonë të Italisë, Xhezairi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka shitur lëndë narkotike dhe ka menaxhuar dorëzimin e e tyre të llojit  kokainë dhe heroinë nga tregtarë droge me origjinë nga Italia.

Shpërndaje te miqtë