BE kërkon miratimin e buxhetit në Kosovë përpara zgjedhjeve

exit.al 22 Dhjetor 2020, 22:45

Bashkimi Europian bën thirrje për miratimin e buxhetit të Kosovës përpara zgjedhjeve të reja parlamentare, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Qeverinë e kryeministrit Avdullah Hoti.

Gjykata Kushtetuese vendosi të shpallë jokushtetuese zgjedhjen e qeverisë  Hoti për shkak të votës së deputetit Etem Arfi, që sipas vendimit, është jo e vlefshme.

Të hënën, Gjykata Kushtetuese konstatoi se Qeveria e Hotit është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi.

Ndaj Etem Arifit ka një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

Jemi në dijeni për vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe presim botimin e plotë të këtij vendimi. Tani u takon institucioneve të Kosovës që t’i bëjnë hapat e ardhshëm përkatës, në përputhje me vendimin”, tha një zëdhënës i BE-së për Radio Evropa e Lirë.

Është posaçërisht e rëndësishme që buxheti për vitin 2021 të miratohet dhe kalohet nga kjo përbërje e Kuvendit, sa më parë që të jetë e mundur”, shtoi zëdhënësi i BE-së.

Thirrja e BE-së për miratimin sa më shpejtë të buxhetit vjen pas kërkesave ndaj Kosovës për t’i respektuar dhe zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani në dialog.

Shpërndaje te miqtë