Ekstradohen 2 shqiptarë nga vendet e BE-së

exit.al 19 Shkurt 2021, 13:08

Policia e shtetit njoftoi se Franca dhe Italia ka ekstraduar në vend 2 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të policisë në Facebook: në Francë, u arrestua shtetasi T. K, 51 vjeç dhe në Itali u arretua A. Q., 25 vjeç.

Të dy perosnat ishin dënuar përkatësisht nga gjykata e Shkodrës dhe e Tiranës për trafik të lëndëve narkotike në drejtim të Malit të Zi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin.