Arrestohen 5 persona për shitje të lëndëve narkotike

exit.al 18 Shkurt 2021, 12:13

5 persona u arrestuan nga policia e Tiranës të mërkurën në darkë pasi shisnin drogë në një ambjent që funksiononte si lokal.

Policia arrestoi administratorin e lokalit dhe 4 klientë që u gjenden në lokal. Ata akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Kontrolli u krye sepse lokali po qendronte i hapur pas orës 20:00, duke shkelur masat anti-Covid19.

Policia, gjithashtu sekuestroi një sasi kanabis dhe kokainë, 1 peshore elektronike dhe sende të tjera të kundërligjshme.