Arrestohet një 67-vjeçar, futi drogë në burgun e Durrësit

exit.al 18 Shkurt 2021, 11:55

Një 67-vjeçar u arrestua pasi u përpoq të fuste heroinë dhe marjuanë në burgun e Durrësit.

Policia e Durrësit njoftoi të enjten se personi M.N kishte fshehur në pakon e ushqimeve të një të njohurit të tij, të ndodhur në paraburgim, 4 dozat e drogës.

Personi i cili dërgoi pakon e ushqimeve në burg deklaroi se nuk kishte dijeni për dozat e drogës.