Ekspertët e Kosovës dhe Serbisë takohen në Bruksel

exit.al 30 Korrik 2020, 10:45

Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në 30 korrik në Bruksel për të negociuar për personat e zhvendosur dhe çështjet ekonomike mes dy vendeve.

Fillimisht delegacionet do të takohen me përfaqësuesit europianë dhe më pas do të nisin bisedimet mes tyre.

Delegacioni i Kosovës kryesohet nga koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, ndërsa ai i Serbisë nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Ky takim në nivel ekspertësh vjen pas rinisjes së dialogut dhe takimit të kryeministrit Hoti dhe presidentit Vuçiç në 16 korrik, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Bashkimit Europian.

Shpërndaje te miqtë