Ritet e Kurban Bajramit do të kryhen nëpër xhami, jo në shesh

exit.al 30 Korrik 2020, 10:29

Besimtarët myslimanë do të kryejnë ritet e Kurban Bajramit, të premten, 31 korrik, në xhamitë sipas zonave dhe jo në sheshin Skëndërbej, siç bëhet çdo vit. Shkak për këtë është bërë pandemia e Covid-19, e cila kufizon grumbullimin e njerëzve. Në një njoftim, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë sqaroi:

‘Duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 në Shqipëri, KMSH bën me dije se namazi i Kurban Bajramit këtë vit do të falet nëpër xhamia sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë.

Ceremonia qendore e Kurban Bajramit, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, do të zhvillohet në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) Tiranë.’

Shpërndaje te miqtë