Serbia nuk do të bëhet anëtare e BE-së përpara Shqipërisë. Kjo është një gjë që ne e dimë me siguri. Serbia duhet të kalojë përmes procesit të dhimbshëm të njohjes së Kosovës ose të paktën (të zgjidhë) problemin e Kosovës. Unë besoj fort që duhet të ndodhë diçka magjike—e cila nuk do të ndodhë—që ata të hyjnë në BE përpara nesh.
Nga njëra anë duket e ekzagjeruar që Kryeministri Rama flet me siguri se gjatë 7-8 viteve të ardhshëm Kosova dhe Serbia nuk do të arrijnë marrëveshje mes tyre, por nga ana tjetër është qesharake që me këtë “profeci” ai duket se ndjen kënaqësi "fëminore" për pengesat apo vështirësitë e të tjerëve. Kryeministri ka ripërsëritur tezën, të cilën ai fillimisht e hodhi në publik përmes Ambasadores së BE-së Romana Vlahutin, se “ në disa drejtime Shqipëria është më përpara në rrugën e anëtarësimit në BE se Serbia dhe Mali i Zi, sepse ajo ka ndërmarrë një refomë madhore në sistemin e drejtësisë, e hartuar për të shfarosur korrupsion e kudo gjendur.” Por Politiko në komentin e tij e hedh poshtë këtë pretendim të Kryeministrit Rama duke kujtuar se, në Strategjinë për Ballkanin Perëndimor, BE theksoi haptazi sa larg anëtarësimit janë vendet e rajonit, duke theksuar së në të gjitha këto vende kanë “lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisjes.” Përgjigjja e Ramës për Politico-n ka qenë riprovimi i tezës së historitë e krimit shqiptar janë steriotipe të zakonshme që BE ka përdorur edhe për vende të tjera: Rama e pranon se vendi i tij duhet të përballet me këto problem. Por gjithashtu ai flet kundra steriotipeve, ai thotë se shpesh ato zbatohen tek vendet që aspirojnë të hyjnë në BE:Kur Bullgarët deshën të hynin, ato ishin vendi që u përpoq të vriste papën. [Ky perceptim] ishte kudo. Rumunët ishin vendi që ishin në në një farë mënyre fajtorë që e riprezantuan Evropën me prostitucionin. Ne tani duhet të përballemi me këtë nocionin e një gjëje të veçantë në ADN-në tonë që lidhet me krimin.
Në fund të artikullit, Politico i bën një përshkrim personal Ramës, duke e qaujtur mik të Tony Blair, i cili ka ndërtuar jashtë Shqipërisë reputacionin si politikan pragmatist i qendrës së majtë, që ka qenë objekt i disa portreteve lëvduese në media. Duke ju referuar kritikëve, Politico shprehet se Rama është kritikuar se nuk ka bërë mjaftueshëm për të shkëputur politikën nga kontrolli i oligarkëve, dhe se ka përçmuar punën e gazetarëve në një vend ku gazetarët përballen me probleme serioze kur hetojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Politico i referohet një hetimi nga organizata Reporterët pa Kufinj dhe BIRN që ka gjetur se “përçmimi ndaj medias është karakteristikë e shpeshtë e retorikës së Ramës.” Rama ka mohur për Politico-n që t’i ketë quajtur gazetarët “kazanë plehrash” dhe “armiq publik”. Ai është shprehur:Ajo që unë përdor zakonisht… ne kemi një fjalë turke e cila është shumë e përshtatshme sipas meje … është version shqiptar i “lajmeve ffalco”, e cila është “kazan”.
Politico e mbyll artikullin duke vërejtur se gazetarët shqiptarë shprehen se komentet përçmuese të Ramës ishin qartazi të drejtuara ndaj gazetarëve dhe mund të minojnë besim e publikut në punën e tyre./Exit.al Shpërndaje te miqtë
