Edhe Franca hap kufijt me Shqipërinë

exit.al 25 Qershor 2021, 18:09

Edhe Franca ka hequr kufizimet e lëvizjes me Shqipërinë, duke nisur nga 24 qershori, pasi e kaloi vendin në listën e vendeve të sigurta nga Covid-19.

Njoftimi u bë të premten nga ambasada franceze në Tiranë, e cila shtoi se për të udhëtuar duhet:

- një test PCR ose antigjen negativ i bërë 72 orë para udhëtimit;

- provë vaksinimi me njërën nga vaksinat e miratuara nga Agjensia Rregullatore evropiane e Barnave.

Vendimi ndjek rekomandimin e Bashkimit Evropian për lejimin e udhëtimeve me Shqipërinë, që tashmë cilësohet vend i sigurtë nga Covid-19.

Edhe vende të tjera të BE-së si Hollanda, Greqia dhe Austria kanë vendosur javën që shkoi të eleminojnë kufizimet në udhëtime me vendin tonë.