Dy të vdekur dhe mbi 20 të plagosur nga të shtënat në një klub në Florida

exit.al 30 Maj 2021, 14:07

Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 20 të tjerë janë plagosur nga një breshëri plumbash në një klub në Florida të SHBA-së.

Një turmë njerëzish ishin mbledhur për një koncert në vendin ku ndodhi ngjarja.

Tre persona kanë mbërritur me një automjet dhe kanë hapur zjarr, raporton CNN duke cituar drejtorin e policisë së Miami-Dade.

Ai është shprehur se autorët kanë qëlluar pa bërë dallime mes njerëzve. Më pas ata janë larguar ndërkohë që policia nuk ka përcaktuar ende motivin e kësaj ngjarjeje të rëndë.