Kryepeshkopi ortodoks Janullatos shërohet nga Covid-19

exit.al 23 Nëntor 2020, 11:13

Kryepeshkopi ortodoks Anastas Janullatos është shëruar nga Covid-19 dhe do të lërë të hënën spitalin ku u trajtuar prej 12 ditësh.

Kështu lajmëron Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.

Kryepeshkopi u infektuar dy javë më parë dhe u transportua nga Shqipëria në Greqi, menjëherë pas rezultoi i infektuar, me një avion ushtarak sanitar. Ai u kurua në spitalin “Evangelismos”, në Greqi.

Pas daljes nga spitali, kryepeshkopi do të qëndrojë në shtëpinë e tij, i izoluar dhe duke ndjekur të gjithë protokollet e rekomanduara nga mjekët.

Shpërndaje te miqtë