Dy qytetarë në Elbasan humbën jetën nga Covid-19

exit.al 28 Dhjetor 2020, 09:11

Dy qytetarë në Elbasan kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Sipas Abc News, personat ishin të moshës 63 vjeç dhe 80 vjeç.

Ata ishin shtruar prej disa ditësh në spital, por nuk arritën ta fitonin betejën me Covid-19.

Elbasani rregjistron 894 raste aktive me koronavirus që prej marsit.

Shpërndaje te miqtë