Dy mësuese gjimnazi në Tiranë infektohen me Covid-19

exit.al 22 Qershor 2020, 14:59

Dy mësuese të një shkolle të mesme publike në Tiranë janë infektuar me Covid-19.

Ende nuk ka informacion se cilit gjimnaz i përkasin, por sipas ABCNews dihet se mësueset e infektuara nuk kanë qenë të pranishme në provimet e maturës zhvilluar 3 javët e fundit.

Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon hetimin epidemiologjik.

Shpërndaje te miqtë