Shënohet viktima e 45-të me Covid-19

exit.al 22 Qershor 2020, 14:49

Një 62-vjeçar nga Tirana, i infektuar me Covid-19, ka ndërruar jetë mesditën e 22 qershorit.

Ai prej disa ditësh po trajtohej në terapi intensive në spitalin Infektiv.

Bashkë me viktimën e sotme, shkon në 45 numri total i viktimave me Covid-19 në vend.

Shpërndaje te miqtë