HEC Moglica fillon prodhimin e shitjen e energjisë elektrike

exit.al 22 Qershor 2020, 14:37

Hidrocentrali i Moglicës, një prej dy hidrocentralet në kaskadën e Devollit, ka nisur shitjen e energjisë elektrike.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku vizituan të hënën HEC-in për të parë nga afër punën.

HEC-i është ndërtuar nga kompania norvegjeze Statkraft. Diga e HEC Moglicës është me një lartësi prej rreth 167 metra e lartë, një nga më të lartat në botë të llojit të vetë

Ndërtimi i saj filloi në vitin 2015 dhe ishte planifikuar vënia në punë e hidrocentralit në tremujorin e dytë të 2020-ës.

Nisja e punës në Moglicë pritet të rrisë kapacitetin prodhues në vend. HEC-i ka një kapacitet të instaluar prej rreth 184 MW dhe prodhim mesatar vjetor prej 450 Gwh.

Në fjalën përshëndetëse, Rama tha se vitin tjetër pritet të nisë ndërtimi i HEC Skavicës, pas përfundimit këtë vit të projektit të detajuar inxhinierik.

Shpërndaje te miqtë