Durrës: Kapen 700 kg drogë

exit.al 28 Nëntor 2016, 12:49

Sot, në portin e Durrësit u kapën 700 kilogramë kanabis. Droga transportohej në një kamion, i cili udhëtonte për në Itali.

Sasia e drogës u zbuluan gjatë skanimit të kamionit. Policia arrestoi shoferin e kamionit dhe shpalli në kërkim pronarin e firmës.

 

Shpërndaje te miqtë