***
Sot dhe nesër, Shqipëria do të festojë pavarësinë dhe çlirimin e saj. Do ta bëjë këtë përballë dy monumenteve kombëtare: Monumentit të Pavarësisë në Vlorë, krijuar nga Kristaq Rama, Shaban Hadëri dhe Mumtaz Dhrami (ALS-467), dhe skulptura e Nënës Shqipëri në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, e krijuar nga e njëjta treshe artistësh (ALS-14). Por Nëna Shqipëri nuk është më ajo që ishte dikur. Si shumë lapidarë dhe monumente të tjerë në Shqipëri, ajo u “restaurua”. E shkruaj “restaurua” ndërmjet thonjëzave, sepse për qeverinë shqiptare të restaurosh një monument do të thotë, shpesh, vetëm ta lyesh atë me të bardhë (pjesën ballore, jo pjesën e mbrapme—nuk ka për të parë njeri mbrapa). Si të gjitha projektet e tjera të filluara në të shkuarën e gëzueshme dhe disi mitike nën flamurin e “rikualifikimit urban”, i vetmi veprim restaurues, që mund të imagjinojnë udhëheqësit tanë, vendosshmërisht pa imagjinatë, është të hedhin bojë në fasadë. Duhet të kenë menduar: përderisa funksionoi atëherë, duhet të funksionojë edhe tani.
Monumenti i Brigadës së Parë, Pishkash, qershor 2014. Foto © Marco Mazzi.
[caption id="attachment_20146" align="aligncenter" width="1024"]
Monumenti i Brigadës së Parë, Pishkash, dhjetor 2014. Foto © Exit.[/caption]
Një shembull tronditës i kësaj politike të pamendtë është shkatërrimi i monumentit në formë ylli për Brigadën e Parë në Pishkash (ALS-38), e gdhendur nga gurët natyral të zonës. Hijet e ndryshme të gurëve, të fuqizuara nga ndërthyrja e bazorelievit të prerë në brendësi të tij, harmonizohej për mrekulli me gjelbërimin përqark tij. Ishte një monument i veçantë në Europën e Lindjes.
Pjesa ballore e tij ishte “restauruar” diku nga fundi i vitit 2014. Ai i cili mund të ishte tërheqës për turistët në rrugën drejt Korcës, tani nuk është asgjë më shumë se sa një njollë e bardhë në formë ylli e rrafshuar dhe jashtë vendit të vet.
[caption id="attachment_20147" align="aligncenter" width="1024"]
Monumenti i Nënës Shqipëri, Tirana, qershor 2014. Foto © Marco Mazzi.[/caption]
Monumenti i Nënës Shqipëri, Tirana, dhjetor 2015. Foto © Raino Isto.
Njësoj, Nëna Shqipëri shfaqte hije të ndryshme dhe të ndërlikuara të betonit, në harmoni me mermerin bezhë të piedestalit. Falë ndërhyrjes "vizionare" të qeverisë, ajo u thjeshtëzua me një shtresë të trashë boje të bardhë, diku nga viti 2015.
***
Këtë 29 nëntor, djali do të qëndrojë përballë punës së babait të tij për herë të katërt si kryetar i qeverisë. Po çfarë kishte mbetur atje nga historia e babait të tij që duhej fshirë me gëlqere, thjeshtëzohej, mbulohej, fshihej – për t’ia shitur botës në dukje të re! Së bashku me hapjen e Bunk’Art 2, një tjetër përpjekje e varfër për të ripaketuar historinë, këto nuk janë pyetje të cilat lihen lehtësisht menjanë. Sepse ato shkojnë saktësisht në thelbin e asaj se si Shqipëria sillet me pavarësinë, me çlirimin e saj, me të shkuarën dhe prandaj me të tashmën e saj. Këto pyetje janë për rrezikun e qëndrueshëm e përsëritjes së historisë – pavarësisht se sa bojë vendoset mbi të. Shpërndaje te miqtë
