Drejtuesi i qarkut të Gjirokastrës, Tritan Shehu takon dy familje të varfra në Memaliaj

exit.al 23 Mars 2021, 10:09

Drejtuesi politik i qarkut të Gjirokastrës, Tritan Shehu ka vizituar të martën dy familje në Memaliaj, të cilat jetojnë me kushte të këqija ekonomike.

Shehu pohoi se të dy familjet janë shembull i qartë i ndëshkimit të rilindjes.

“Familja Mihasi jeton vetëm me 10 mijë lekë që janë të destinuara vetëm për barnat e kryefamiljarit paraplegjik Kastriot Mihasi, ndërsa familjes Duro ja kanë hequr asistencën ekonomike”tha Shehu.

Ai i premtoi familjeve se do të ndëshkohen të gjithë ata të cilët janë hakmarrë ndaj votuesve gjatë këtyre viteve.

Shpërndaje te miqtë