Sulm me armë në SHBA, 10 viktima

exit.al 23 Mars 2021, 08:46

Të paktën 10 viktima janë rregjistruar nga një sulm në Kolorado rreth orës 14:30, me orën e vendit.

Një person ka hyrë në supermarket dhe ka qëlluar mbi qytetarët duke plagosur disa persona.

Mes viktimave ishte dhe një polic. Autori i ngjarjes është arrestuar direkt pas saj. Sipas policisë autori ishte nën kujdes mjekësor pasi vuante nga çrregullime mendore.

Shpërndaje te miqtë