Mbi 77 mijë familje përfituese të bonusit të bebes

exit.al 23 Mars 2021, 09:14

77, 692 familje kanë përfituar bonusin e bebes që prej janarit 2019.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook.

Ai shkruan se përmes këtij programi fëmija i parë përfiton 40 mijë lekë, 80 mijë lekë fëmija i dytë dhe 120 mijë lekë fëmija i tretë.

Rama sqaron se pavarësisht ku i kanë lindur fëmijët, familjet mund ta përfitojnë bonusin e bebes duke i rregjistruar ata në vend.

Shpërndaje te miqtë