- Më ka bërë përshtypje përqëndrimi shumë i madh i audiencës, sidomos televizive në dy- tri duar, në dy-tre familje.
- Kjo natyrisht ka të bëjë me tregun e reklamave, i cili në vende të vogla si Shqipëria, zakonisht varet nga një numër shumë i vogël kompanish shumë të mëdha, që janë pronare të medias audio-vizive dhe të shkruar.
- Në Shqipëri dy institute sondazhesh - Abacus dhe Telemetrix - publikojnë të dhëna për median audio-vizive dhe të dhënat e tyre janë shumë larg nga njëri-tjetri, nuk përputhen.
- Nëse dy institute profesionale dalin me dy tablo krejtësisht të ndryshme për audiencën audio-vizive, kjo ka vetëm dy shpjegime: ose nuk janë profesionistë ose prodhuesit e të dhënave lidhur me audiencën janë të korruptuar.
- Në nivel global po ndodh "oligarkizimi i medias”, pra gazetaria sa shkon dhe bëhet një profesion i pasigurtë dhe i rrezikuar; sa më shumë që media kapet nga aktorë që bëhen pronarë të saj për të realizuar thjesht qëllimet e tyre politike apo ekonomike, që përdorin pronësinë në media si armë për arritjen e këtyre qëllimeve.
- Kjo lloj marrveshjeje e fshehtë mes pushtetit politik, ekonomik dhe mediatik është diçka që po rritet.
- Kjo po ndodh dhe në Serbi e Shqipëri. Të dyja vendet janë në procesin e hyrjes në BE, natyrisht në faza të ndryshme, por kjo situatë e pronësisë së tregut mediatik u bën dëm në progresin e tyre drejt BE.
Shpërndaje te miqtë
