“OFL do të vazhdojë të përfundojë ato procese që janë në gjykim, sepse nuk mund të lihen përgjysmë. Pjesa tjetër unë mendoj se është e panevojshme, sepse ne kemi ligjin antimafia, i cili plotëson të gjitha kriteret dhe të gjitha mundësitë për të realizuar sekuestrimin dhe konfiskimin të sukseshëm. Mjafton të fokusohemi pak më shumë aty, ne kuptohet dhe policia e shtetit, të gjithë bashkë dhe padiskutim që produktet do vijnë.”, tha Arben Kraja në një intervistë në RTSH.
Operacioni Forca e Ligjit mbaron mandatin e tij në fund të këtij viti. Deri më tani asnjë pasuri nuk është sekuestruar me vendim të formës së prerë, pasi pjesa më e madhe e subjekteve të prekura nuk kanë pasur të tilla vepra penale që të mund të vinin pasuri të paligjshme. Shpërndaje te miqtëDrejtori i SPAK pohon se vazhdimi i OFL-së është i panevojshëm
Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja është shprehur se Operacioni Forca e Ligjit është i panevojshëm të vazhdojë përtej një viti.
Kraja deklaroi se pasi OFL të përfundojë proceset që janë në gjykim, është e panevojshme të vijojë pasi kemi ligjin antimafia.
