Kryemadhi fajëson mazhorancën për vonesat në Gjykatën Kushtetuese

exit.al 23 Dhjetor 2020, 21:35

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka përshëndetur bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese.

“LSI ka qenë dhe mbetet promotore e proceseve që ngrejnë institucione të pavarura dhe me integritet, në alternativë të shkatërrimit institucional ku Rilindja ka ngritur pushtetin. Ne i cilësojmë këto institucione jetike për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve tanë”, shkruan kryetarja e LSI-së.

Kjo mund të ishte bërë më herët sipas Kryemadhit nëse mazhoranca do të kishte marrë parasysh propozimet e Opozitës së Bashkuar.

Këto janë procese shumë të vonuara, përtej afateve që duheshin realizuar, që nëse mazhoranca do të kishte marrë parasysh propozimet e Opozitës së Bashkuar, vendi do të kishte prej kohësh Gjykatë Kushtetuese tërësisht funksionale si dhe Gjykatë të Lartë.”, shton ajo.

Shpërndaje te miqtë