Drejtori i Eurojust: Krimi shqiptar dhe italian ka kapur nivelet e larta të krimit botëror

exit.al 2 Korrik 2021, 11:06

Kriminaliteti shqiptar dhe italian tanimë janë pjesë e niveleve të larta të kriminalitetit botërorë, u shpreh drejtori i Eurojust-it Spezzia, në konferencën për shtyp, të premten, pas 38 personave të arrestuar në kuadër të operacionit antidrogë.

“Pastrimi i parave sikurse ndodhi në pjesën e tretë të hetimti do të thotë të vendosësh kushtet për ligjshmëri dhe përparim ekonomik.

Ky është një shembull për shqipatërt dhe italianët e ndershëm se pa luftuar pastrimin e  parave nuk ka zhvillim ekonomik”, u shpreh drejtori i Eurojust.

Drejtori i Eurojust-it, Prokurori Italian Kombëtar Antidrogë dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë italiane lavdëruan punën e hetuesve të Prokurorisë Speciale Antikorrupsion, SPAK, në vecanti drejtorin Arben Kraja.

Shqipëria dhe Italia nën koordinimin e Eurojust-it kanë ngritur një skuadër të përbashkët për hetimin e trafikut të drogës.

Ky operacioni, u shprëhën drejtuesit e institucioneve të dejtësisë italiane dhe të BE-së, është vetëm një pjesë e hetimeve për luftën ndaj krimti ndërkombëtar të vendosur edhe në Shqipëri.