"Në një situatë të tillë, me dorëheqjen time jap një mundësi për të hedhur dritë mbi të gjitha rrethanat dhe për të arritur qartësinë. Më duket e vetmja gjë e duhur për të bërë."
Sipas mediave lokale, dorëheqja e Ratasit do të çojë në shpërbërjen e qeverisë aktuale. Por Ratas me shumë gjasa do të vazhdojë të veprojë si një kryeministër i përkohshëm derisa të formohet qeveria e re. Shpërndaje te miqtëDorëhiqet kryeministri estonez, partia e tij u akuza për korrupsion
Kryeministri estonez Jüri Ratas ka dhënë dorëheqjen, të mërkurën, pas akuzave për korrupsion ndaj partisë së tij.
Të martën, prokuroria estoneze njoftoi se dyshonte se partia e Ratasit, ajo e Qendrës dhe pesë individë, ishin përfshirë në "korrupsion të mundshëm" në një projekt shumë fitimprurës pranë Portit Franco në Talin.
Mes personave të përfshirë në skandal është dhe Sekretari i Përgjithshëm i partisë Mihhail Korb.
Zyrtarët dyshohen se kanë marrë rryshfet për të ndikuar në zgjedhjen e kompanisë fituese të projektit.
Prokuroria dyshon se një sipërmarrës ka dhuruar rreth një million euro për Partinë e Qendrës, në këmbim të marrjes së lejes pranë portit.
Kryeministri Ratas deklaroi se megjithëse nuk është i përfshirë në hetime, ai po merr ‘përgjegjësi politike’ duke u dorëhequr.
"Dyshimet e paraqitura nga prokuroria ... nuk do të thotë ende se dikush është përfundimisht fajtor, por ato në mënyrë të pashmangshme hedhin dyshim serioz mbi të gjitha palët e përfshira," shkroi Ratas.
Ai shtoi:
Të sugjeruara
SHBA, Përfaqësuesit pro aktivizimit të amendamentit për shkarkimin e Trumpit
13 Janar 2021, 14:06Gjykata dënon me 12 vite burg Abaz Dogun për përdhunimin e 15 vjeçares
13 Janar 2021, 13:52KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit Tiranë, Shkëlqim Mustafa
13 Janar 2021, 13:39
A mund ta zhvillojë krimi turizmin?
26 Gusht 2026, 15:56
