Arrestohet autori i plagosjes së pronarit të një fasonerie në Fushë Krujë

exit.al 2 Maj 2021, 10:42

Policia arrestoi një person i cili akuzohet për plagosjen e një pronari fasonerie në Fushë Krujë.

Sipas njoftimit është arrestuar Fatmir Rrahmani, 42 vjeç.

Ai qëlloi të shtunën me armë zjarri në këmbë pronarin e fasonerisë, Arben Dedja, i cili ndodhet të spitali i Traumës, jashtë rrezikut për jetën.