Doktor Kraja i infektuar me koronavirus

exit.al 31 Mars 2020, 22:03

Doktor Dhimitër Kraja është prekur nga koronavirusi. Ai po kurohet në spitalin e infektivit. Gjendja shëndetësore e doktor Krajës është e qëndrueshme. Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë Manastirliu.

Doktor Kraja pavarësisht se ishte në pension ju përgjigjë pyetjes së qeverisë për të ndihmuar mjekët e infektivit në kurimin e të infektuarve me koronavirus.

Ai ka shërbyer për 48 vjet në spitalin e infektivit.