Spanja kthen mbrapsht 58 mijë teste koronavirusi të blera në Kinë, nuk janë të saktë

exit.al 31 Mars 2020, 21:14

Spanja ka kthyer mbrapsht 58 mijë teste koronavirusi të prodhuara në Kinë pasi doli se shkalla e saktësisë së zbulimit ishte 30 për qind.

Spanja shpenzoi 432 milionë euro për të blerë teste, maska, doreza, pajisje mbrojtëse nga koronavirusit në Kinë. Qeveria kineze tha se testet e blera nga Spanja janë prodhuar nga një kompani, e cila nuk është në listën e prodhuesve të autorizuar.

Testet e para u kryen në spitalet e Madridit, por sapo u pa efkshmëria e ulët e tyre, ato u tërhoqën nga tregu. Testet e prodhuara nga kompania Shenzen Bioeasy Biotechnology Company Limited, ishin të certifikuara sipas standarteve të BE-së.

Spanja është vendi me numrin më të lartë ët vdekjeve nga koronavirusi pas Italisë.