Doganieri në Tushemisht pozitiv me COVID-19, kolegët e tij vetizolohen

exit.al 24 Mars 2020, 14:48

Të gjithë punonjësit e doganës Tushemisht janë vetëkarantinuar sepse një kolegu i tyre rezultoi i infektuar me COVID-19.

Personi i infektuar është djali i çiftit të moshuarve, të cilët ishin rastet e para të identifikuara në Korçë.

Më herët, punonjësit e Kadastrës së Korçës, u vetëizoluan, pasi një kolegia e tyre rezultoi pozitive me COVID-19.