Drejtori i Urgjencës Skënder Brataj i prekur nga koronavirusi

exit.al 24 Mars 2020, 12:12

Drejtori i Urgjencës Kombëtar Skënder Brataj ka rezultuar mesditën e të martës i prekur nga koronavirusi. Lajmin e konfirmoi Ministria e Shëndetësisë.

Skënder Brataj është pjesë e task-forcës pranë Ministrisë së Shëndetësisë për të luftuar koronavirusin.

Zoti Brataj është vetëkarantinuar.