Sulmet e Brukselit - Çfarë dimë

exit.al 22 Mars 2016, 09:12

Sulmet e të martës në mëngjes janë ngjarja më e rëndë terroriste në Belgjikë.

Ndërsa detajet e sulmeve po mësohen në vazhdimësi, deri tani dihet që:

  • Deri tani janë konfirmuar 34 persona të vrarë dhe 136 të plagosur.
  • 14 persona të vrarë dhe 81 të plagosur në aeroportin e Brukselit.
  • 20 persona të vrarë dhe 55 të plagosur në një metro pranë godinës së BE-së.
  • Sulmet u realizuan nga grupe të koordinuara terroristësh.
  • Sulmet ndodhën në rreth orës ora 8:00 të martën në mëngjes.
  • Katër sulme kamikaze ndodhën në dy vende të ndryshme, në aeroportin e Brukselit dhe në një metro.
  • Policia kreu një shpërthim të kontrrolluar në Universitetin Vrije në qendër të Brukselit.

 

Shpërndaje te miqtë