Digjet një makinë në Durrës, shoqërohen 2 persona në polici

exit.al 5 Maj 2021, 11:35

Një makinë u dogj të martën në darkë në Durrës. Mjeti, sipas njoftimit të policisë ishte në pronësi të të shtetases S. C., 43 vjeçe, banuese në Durrës.

Policia shoqëroi në komisariat 2 shtetas të dyshuar për ngjarjen dhe sekuestroi pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.