Dialogu Kosovë–Serbi, draftohet kapitulli i marrëveshjes për të pagjeturit e luftës

exit.al 24 Korrik 2020, 22:01

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se në një takim në nivel ekspertësh të zhvilluar në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë është draftuar kapitulli i marrëveshjes përfundimtare për të pagjeturit e luftës.

Njoftimin kryeministri i Kosovës e bëri në Kuvend, pas kërkesës së deputetëve për t’u njohur me ecurinë e procesit.

Kryeministri Hoti më herët është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për vijimin e dialogut të ndërprerë prej thuajse dy vjetësh.

Shpërndaje te miqtë