“Problemi më i madh është koha për të zbatuar këtë projekt. Zyra e komisionerit i ka të ndërtuara standardet për mbrojtjen e të dhënave personale. Ne do të kërkojmë ruajtjen e sistemit të informacionit do ta kërkojmë edhe nga KQZ për rastin konkret.”
Pyetjes nëse mund të abuzohet me këto të dhëna, komisioneri iu përgjigj se:“Të dhënat mblidhen dhe përpunohen për objektin që janë mbledhur. Pas përdorimit këto të dhëna do të shkatërrohen.”
Dervishi u shpreh se “në parim duhen gjetur mjete dhe më mënyra që prekin sa më pak të dhënat e qytetarit”, në krahasim me marrjen e shenjës së gishtit. Shpërndaje te miqtë
