Deputeti Alimadhi dietë 40 mijë lekë, edhe pse i shtruar në spital

exit.al 10 Qershor 2020, 13:42

Deputeti Adriatik Alimadhi rezulton se ka marrë 40 mije lekë të reja dietë për karburant, gjatë kohës që ishte e shtruar në spital.

Në listën e publikuar në Kuvend, rezulton dhe emri i Alimadhit dhe pse ai nuk ka marrë pjesë në seanca dhe në Komisione.

Deputeti Adriatik Alimadhi është infektuar me COVID-19 dhe prej shumë ditësh ndodhet në spital.