Ratko Mlladic dënohet për krime ndaj njerëzimit

exit.al 22 Nëntor 2017, 13:00

Ish-komandanti serbo-boshnjak Ratko Mlladic u shpall fajtor për krimet e genocidit për krimet e kryera në Luftën e vitit 1990. I njohur ndryshe si “kasapi i Bosnjes”, ai u gjykua për 11 akuza, përfshirë edhe krime kundër njerëzimit, në Gjykatën e Hagës.

Ai u dënua për masakrën e më shumë se 7 mijë boshnjakëve mysliman meshkuj në Srebrenicë në vitin 1995 dhe në Sarajevë ku vdiqën më shumë se 10 mijë persona.

Mlladic u dënua me burgim të përjetshëm. Procesi ndaj Mlladic në Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për ish—Jugosllavin ka filluar që në vitin 2012. Kjo është çështja e fundit e gjykuar nga Gjykata e Hagës për krimet e kryera gjatë luftës në Bosnje-Hercegovinë.

Shpërndaje te miqtë