Dënohet me burg 15-vjeçari, bashkëpunëtor i vrasjes së Endrit Mustafës

exit.al 20 Maj 2021, 14:08

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me burg 15-vjeçar e arrestuar si autor i vrasjes së Endrit Mustafës në Shkodër. Ndërsa, Edison Arazi, i arrestuar si person me dijeni për ngjarjen u dënua vetëm për mbajtje kanabisi.

Endrit Mustafa u gjend i vrarë me 6 plumba në Shkodër. Policia ka shpallur në kërkim Ibrahim Licin si autor të vrasjes. Vrasja e Mustafës dyshohet se është kryer për hakmarrje mes bandave.