Delegacioni i BE-së sjell online në Shqipëri 18 artistë të huaj

exit.al 4 Maj 2020, 13:53

Nga data 4 deri më 10 maj është java e Europës dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë ka organizuar një javë plot me aktivitete.

Të gjitha aktivitete do të zhvillohen online si pasojë e situatës së Covid-19.

Ambasadori Luigi Soreca tha, në një deklaratë, se muajt e fundit nuk kanë qënë të lehtë për Shqipërinë, duke theksuar tërmetin e 26 nëntorit dhe pandeminë.

Pavarësisht kësaj, Soreca tha se ka pasur një shfaqje soilidariteti, forcimi dhe qëndrese ndërmjet shqiptarëve, Shqipërisë dhe Evropës, përfshirë vendimin e BE-së për të hapur bisedimet në mars.

"Java e Europës 2020 feston bashkimin. Me bashkëpunimin e 18 artistëve nga vendet evropiane dhe Shqipëria, ne duam të nderojmë, më të mirën e asaj që nxorri kjo situatë nga njerëzit dhe të ofrojmë mbështetje dhe argëtim", tha Soreca.

Të gjitha aktivitetet mund të shihen online në faqen zyrtare të BE-së në Facebook.

Kalendari i aktiviteteve

Të hënën, 4 maj

  • Ora 19:00 - Hapja e Javës së Evropës nga Ambasadori i BE-së Ambassador Luigi Soreca;
  • Ora 19:00 - AMWIN (SW) nga Ambasada Suedeze.

Të martën, 5 maj

  • Ora 20:00 - Ramona Tullumani (BG/AL), Roel Van Velzen dhe Olta Boka (NL/AL).

Të mërkurën, 6 maj

  • Ora 20:00 - Stelios Kerasidis (GR);
  • Ora 21:00 - ANDRRA (DE/KS)

Të Enjten, 7 maj

  • Ora 20:00 - Helix Trio (CZ/AL);
  • Ora 21:00 - Clare Sands (IE).

Të premten, 8 maj

  • Ora 20:00 - Eno Peci and Maria Radutu (AT/AL/RO);
  • Ora 21:00 - Remi Panossian.

Të shtunën, 9 maj

  • Ora 19:00 - Himni i BE-së, Goran Filipec (HR);
  • Himni i Shqipërisë Laura Sulaj (PL/AL);
  • Mesazhi i Ambasadorit të BE-së Luigi Soreca;
  • Alban Skenderaj (AL).

Të dielën, 10 maj

  • Ora 20:00 - Duo Artimija (SI);
  • Ora 21:00 - Antonio Diodato (IT);
  • Ora 21:30 - Mbyllja e javës së Europës nga Al Bano (IT/AL);