Delegacionet kosovare dhe serbe takohen në Bruksel në 6-7 korrik

exit.al 2 Korrik 2021, 18:24

Takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë -Serbi pritet të zhvillohet javën që vjen, në 6-7 korrik.

Lajmi u konfirmua nga korrispondenti në Bruksel i Radio Evropa e Lirë, që ka folur me burime brenda BE-së.

Ende nuk dihen se cilat do të jenë temat që do të trajtohen, por mendohet se do të flitet mbi marrëveshjet e arritura deri me tash gjatë dialogut.

Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa ai i Serbisë nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Ky takim pritet të shtrojë rrugën për një tjetër takim të nivelit të lartë, mes udhëheqësve të vendeve.

Kryeministri kosovat Albin Kurti dhe presindeti serb Aleksandar Vuçiç u takuan me ndërmjetësimin e BE-së në 15 qershor.

Ato parashtruan pretendimet e tyre, ku Kurti kërkoi nënshkrimin e një pmarrëveshje paqeje, duke marr garanci për mossulmim nga Serbia, ndërsa kjo e fundit përmendi krijimin e Associacionit të Komunave Serbe.

Të dyja palët nuk lëvizën nga qëndrimet vetjake.