1-Investimet e Huaja Direkte (IHD) — të vlerësuar gjatë viteve të fundit në rreth 800-900 milionë euro në vit;
2-Dërgesat e emigrantëve përmes kanaleve zyrtare — të vlerësuara në rreth 400-500 milionë euro në vit;
3-Dërgesat e emigrantëve të ardhura në cash— të pamundura për tu matur;
4-Të ardhurat nga trafiqet e paligjshme në cash — të pamundura të matur;
5-Ulja e depozitave në valutë të huaj e disponueshme në vend— ndryshime të parëndësishme;
6-Pakësimi i stokut të valutës së huaj cash — i pamundur për tu matur;
7-Zhvlehtësimi i valutës në vend, pra lekut — nuk është zhvlerësuar, por është rivlerësuar;
Nuk ka nevojë të jesh një ekonomist me eksperiencë për të kuptuar se nëse këmbimi i lekun nuk ka rënë, depozitat në valutë kanë mbetur kryesisht të pandryshuara, dhe dërgesat zyrtare dhe investimet e huaja direkte mbulojën gjysmën e deficitit tregtar, pjesa tjetër e deficiti tregtarë mbulohet nga një përzierje e pikave 3, 4 dhe 6. E thënë me fjalë të thjeshta, vetëm në vitin 2017 kemi shpenzuar për konsumin tonë rreth 1,3 miliardë euro “në të zezë”, pra të ardhura cash nga emigratët, apo nga trafiqet e paligjshme, ose të nxjerra nga dysheku, të krijuara në të shkuarën por gjithmonë në cash. Për ta thënë edhe më thjeshtë, vetëm gjatë viti të fundit në vend kanë hyrë 1,3 miliardë euro “në të zezë” ose më saktë kemi ngrenë 1,3 miliardë euro, gjithmonë në të zezë, pra të padeklaruara. Ky fakt, mbi numra analogë, zgjat të paktën prej 16 vitesh. Është e lehtë të kuptosh se probabiliteti më i lartë është që pjesa më e madhe e parave të tilla “në të zezë” vijnë nga aktivitete të paligjshme. Ndërsa fakti që e gjithë kjo sasi parash në të zezë të jetë depozituar në bankat shqiptare, dhe të përdorura më pas për të paguar importet është i dukshëm nga stoku i pandryshuar i depozitave bankare në euro. Por si mundet që sistemi i kontrollit të pastrimit të parave, që sipas qeverisë është përmirësuar shumë në klasifikimet ndërkombëtare, nuk e ka vënë re një gjë të tillë? Shpërndaje te miqtë
