Dashamir Shehi: Me paratë nga shitja e votës nuk blini dot biletën për azil

exit.al 18 Prill 2021, 12:15

Kandidati për deputet Dashamir Shehi u tha të rinjve në Kashar gjatë një takimi elektoral të mos e shesin votës.

“Me paratë nga shitja e votës nuk blini dot biletën për azil”, tha Shehi.

Ai tha se një mandat i tretë për Edi Ramën “do të thotë më shumë largime jashtë vendit”.

Opozita po bind qytetarët të mos e shesin votën, tha ai.

Aleati i PD, tha se qeveria Basha do të ketë prioritet zhvillimin e zonave rurale dhe integrimin.