Policia arreston një person për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe procedon dy të tjerë

exit.al 18 Prill 2021, 11:05

Policia e Fierit arrestoi të dielën një person pasi shpërndante lëndë narkotike dhe procedoi penalisht dy të tjerë, të cilët dyshohet se ishin blerësit.

Policia njoftoi se i arrestuari është 34-vjeçari Taulant Cani i cili u kap në flagrancë me 210 fara kanabis.

Sipas njoftimit ai dyshohet se do ia shiste shtetasve E.C., 33 vjeç dhe E.B., 34 vjeç të dy banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.