Policia e Fierit arreston një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar

exit.al 18 Prill 2021, 10:50

Policia e Fierit arriti të kap të dielën një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia njoftoi se  gjatë aksionit u kap dhe u arrestua Edmond Braka, 43 vjeç, banues në Fier.

Ai do të ekstradohet në Itali, Itali pasi është dënuar më 16 vite burg nga Gjykata e Genovas për vrasje me dashje.

Policia thotë në njoftim se kapja e tij u bë e mundur në saj të bashkëpunimit me Interpol Tirana.