Pas deklaratave të forta të liderëve të Serbisë e Kosovës për shkëmbime territoresh e korrigjim kufijsh si zgjidhje të konfliktit mes dy vendeve, ka reaguar Departamenti Amerikan i Shtetit.
Në një deklaratë për Radio Evropa e Lirë, DASH shprehet se është e gatshme t'i dëgjojë dhe t’i ndihmojë vendet për të gjetur zgjidhje:
“Normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është thelbësor për qëndrueshmërinë rajonale.Shpërndaje te miqtë
Normalizimi po ashtu do t’iu hapte rrugë të qartë të dyja vendeve drejt anëtarësimit eventual në Bashkimin Evropian.
Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës. Tani është koha që palët të jenë kreative dhe fleksibile.”
