Danimarka pezullon përdorimin e vaksinës e AstraZeneca

exit.al 11 Mars 2021, 14:58

Danimarka ka pezulluar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca për shkak të komplikacioneve që ka shkaktuar tek personat që e kanë marrë.

Sipas mediave vendase, vaksina ka krijuar mpiksje të gjakut të personave që e kanë marrë dozën e Astrazenecës.

Danimarka bëhet shteti I dytë në Europë e botë që pezulln përdorimin e kësaj vaksina.

Të hënën autoritetet austriake pezulluan vaksinimin me AstraZeneca si një “masë paraprake”, për shkak të  hetimeve për vdekjen e një personi dhe sëmundjen e një tjetri pas marrjes së dozës së parë.

Raportet kanë në qendër një grua 49-vjeçare për të cilën BASG tha “vdiq si rezultat i çrregullimeve të rënda të mpiksjes” dhe një grua 35-vjeçare “që kishte një emboli pulmonare është në rrugën e rimëkëmbjes”.

Autoriteti shëndetësor tha se aktualisht nuk ka “asnjë provë të një lidhje shkakësore me vaksinimin”, por që rezervat e mbetura të doyave nuk do të “shpërndahen për vaksinim”.

 

Shpërndaje te miqtë