The Guardian: Cunami i hidrocentraleve po vë në rrezik natyrën e Shqipërisë

exit.al 27 Nëntor 2017, 14:30

81 diga hidrocentralesh po ndërtohen aktualisht në Shqipëri duke dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme natyrën, florën dhe faunën. Gazeta britanike The Guardian, në një artikull të Arthur Neslen, flet për bumin e ndërtimit të hidrocentraleve në Ballkan, dukuri që po prek shumë zonat e mbrojtura:

Më shumë se një e treta e rreth 2800 digave të planifikuara për tu ndërtuar në vendet e Ballkanit, janë në zona të mbrojtura, duke kërcënuar lumenjtë dhe biodiversitetin.

Një specie e rrallë, një lloj peshku me emrin "Isoperla vjosae" u zbulua në Lumin Vjosa, këtë vit gjatë një ekspedite prej 25 shkencëtarësh, të cilët gjithashtu gjetën një peshk të paidentifikuar që më parë ishte i panjohur për shkencën.

Ashtu si salmoni i Danubit dhe trofta e Prespës, tashmë këto specie të veçanta mendohet të jenë në rrezik nga ajo që Ulrich Eichelmann, drejtori i organizatës “Mbikëqyrësi i lumenjve” e quan "cunami i digave".

Raporti i shkencëtarëve e përshkruan Vjosën si një ekosistem unik dhe dinamik për shumë specie ujore që janë zhdukur në të gjithë Evropën. "Shumica e këtyre komuniteteve të besueshme pritet të zhduken si pasojë e digave të projektuara të hidrocentraleve," thekson raporti.

Megjithatë, Damian Gjiknuri, ministri i energjisë i Shqipërisë, i tha Guardian se dy “mega-digat” që do të ndërtohen në Vjosë do të lejojnë "kalimin e peshkut nëpërmjet një korsie apo bypassi për peshqit".

"Këto dizajne janë bazuar në praktikat më të mira mjedisore që po zbatohen sot për minimizimin e efekteve të digave të larta në qarkullimin e faunave ujore", shpegoi ministri.

Ministri Gjiknuri i kundërshtoi gjetjet e raportit duke thënë se në Shqipëri po ndërtohen vetëm dy diga të mëdha, ndërsa pjesa tjetër funksionon me fuqinë e ujit të lumenjve.

Pavarësisht se këto hidrocentrale prodhojnë më pak se 10 MW energji, e ndaj nuk kanë nevojë për Vlerësime të Ndikimit të Mjedis, turbinate e shumta të tyre përgjatë rrjedhës së lumit shkakton “dëme të rënda kumulative”.

Ministri Gjiknuri tha se qeveria shqiptare ishte e angazhuar për shpalljen e një parku kombëtar në pjesën e sipërme të Vjosës, pranë digës 50 metra të lartë të Kalivaçit, që pritet të ndërtohet së shpejti.

Përveç dëmit në natyrë, bumi i digave ka shkaktuar dhe konflkte mes banorëve të zonave dhe ndërtuesve të digave.

Shpërndaje te miqtë