“Gjetjet e hulumtimit shkencor të opinionit qytetar janë dëshmi e pakontestueshme e arritjeve të reformimit rrënjësor të policisë së shtetit.
Mesatarja e Europës për sigurinë që ofron policia është 81%, ne jemi 80%.”
Ai shpjegoi se sondazhi është bërë përpara ngjarjeve të fundit ku një qytetar u vra nga një polic në Tiranë:“Sondazhi vjen në një moment pak specifik, javën e kaluar kemi përjetuar një situatë pak jo të zakonshme, por që nxori në sipërfaqe atë kategori njerëzish që s’lënë pa hedhur baltë mbi punën e policisë dhe gjithë qeverisë.
Rezultatet kanë dalë para atyre ngjarjeve. Tregojnë vjeshtën e 2020 se si e përcakton publiku punën e bërë nga policia.”
Lidhur me marrjen e rryshfeteve, Çuçi tha se është ulur përqindja e policëve që marrin rryshfete:“Në 2013 ishte 74%, pra kaq qytetarë pranojnë se policët kërkojnë ryshfet, ndërsa sot jemi vetëm 57%.”
Lidhur me politizimin e policisë së shtetit, Çuçi tha se Shqipëria ka lënë pas vende si Mbretëria e Bashkuar, Spanja apo Franca:“Kemi lënë pas vende si Mbretëria e Bashkuar, Spanja apo Franca sa i përket perceptimit se sa e politizuar është Policia e Shtetit.”
Shpërndaje te miqtë
