Basha ende asnjë vendim për koalicionet parazgjedhore

exit.al 22 Tetor 2020, 20:45

Lulzim Basha, kryetari i PD-së nuk u shpreh për koaliconi parazgjedhor dhe qeveritar me partitë e opozitës.

Pavarësisht këmbënguljes së gazetares Ilva Tare, Basha tha se po pret nëse presidenti do ta miratojë ose jo kodin e ri zgjedhor, për tu shprehur për koalicionet.

Ndërsa për koalicioninqeverisës, ai tha se ka një marrëveshje koalicionit parazgjedhor në 2017. Ai u shpreh i bindur se opozita do t’i fitojë zgjedhjet pavarësisht ‘makinacioneve’ të Edi Ramës.

“Kam një zyrë që e ndjek Ramën. Nuk kam kohë unë ta ndjek. Kam qënë dhe jam i gatshëm të dal në debat me Ramën. Është kulturë demokratike debate mes frocave politike, në vend demokratik”, përfundoi Basha.