Covid-19 në 24 orë: Vetëm 4 të infektuar, mbi 75% e të infektuarve të shëruar

exit.al 11 Maj 2020, 11:38

Vetëm 4 të infektuar të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke shënuar numrin më të ulët të të infektuarve ditorë në 2 muaj.

Të infektuarit e rinj janë:

  • 2 në Tiranë, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 95.
  • 1 në Shkodër, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 17.
  • 1 në Kamëz, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 9.

Kruja, vatra më e nxehtë e Covid-19 në javët e fundit, nuk ka pasur asnjë të infektuar të ri në 24 orë.

Nga 872 të infektuar në total, 654 ose 75 për qind e totalit janë shëruar dhe vetëm 28 prej të infektuarve aktivë janë në spital.