Covid-19 në 24 orë: Infektohet ekonomistja e Ujësjellësit në Berat

exit.al 12 Maj 2020, 11:31

4 pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orë, duke shënuar për të dytën ditë radhazi shifrën më të ulët të të infektuarve ditorë në dy muajt e fundit.

Të infektuarit e rinj janë:

  • 2 në Krujë, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 51,
  • 1 në Tiranë, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 70,
  • 1 në Berat, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 1.

Në Berat e infektuara e re është ekonomistja e Ujësjellësit të Beratit. Ajo ka pasur temperaturë tre ditët e fundit dhe pas bërjes së analizave, ka rezultuar e infektuar.

Ekonomistja është izoluar në shtëpinë e saj. Ndërkohë ISHP po teston punonjësit e Ujësjellësit për të parë nëse ka të prekur të tjerë mes tyre.

Berati ishte shpallur zonë e gjelbër dhe prej disa ditësh nuk kishte regjistruar më të infektuar. Nuk dihet ende se si mund të jetë infektuar punonjësja e Ujësjellësit.

Për të infektuarit e rinj në Krujë dhe Tiranë nuk ka ende informacione.